“Dardanët” dhurojnë duksa dhe bileta falas

19 nëntor 2018 | 17:24

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të përballët nesër me Azerbajxhanin, kurse grupi zyrtar i tifozëve të ekipit përfaqësues së Kosovës, “Dardanët” do të shpërndajnë falas duksa dhe bileta për tifozet.

Terheqja e duksave dhe e biletave bëhet nesër në orën 18:00 pranë stadiumit “Fadil Vokrri”.

“Dardanët’ dhurojnë 40 duksa dhe 40 bileta për gjininë femërore. Të martën do të jetë festë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ pa marrë parasysh rezultatin. Le të na bashkëngjiten sa më shumë tifoze ta bëjmë festën më madhështore. Ti, bija e Kosovës, eja te stadiumi ‘Fadil Vokrri’ ne 18:00 për dhuratat nga tifogrupi ‘Dardanët’”, thuhet në njoftimin e “Dardanëve”.

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Prishtinë sot është mbajtur sesioni informativ i Fondit për…