“Dardanët” e shkatërruan Dukagjinin

28 mars 2018 | 17:23

Klubi Futbollistik “FC Dardanët” nga Gjakova e kanë fituar derbin e Rrafshit të Dukagjinit ndaj KF Dukagjinit nga Novosella, me rezultat 3-1.

“Dardanët” nga fillimi i ndeshjes patën lojën nën kontroll dhe sulmet e tyre u shpaguan në minutën e 21-të, kurse numri nëntë Asdren Bajrami realizoi golin e parë, por gëzimi i tyre nuk zgjati më shumë se tre minuta pasi që Kreshnik Leshaj e barazoi rezultatin në 1-1.

Pavarësisht barazimit “Dardanët” nuk u ndalen, por shënuan edhe një gol në pjesën e parë nëpërmjet Leonard Ndrecës (33). Pjesa e parë mbaroi me ketë rezultat, kurse në fillim të pjesës së dytë Leonard Ndreca ai që e vulosi rezultatin final të ndeshjes 3-1.

“AAR Niki-S”, me pronar Ambroz Rrustemi para kësaj ndeshje e ndihmojë skuadrën e “Dardanëve” me të gjitha pajisjet për secilin futbollistë.

Ambroz Rrustemi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër është financues i klubit se bashku me disa nga bashkatdhetar të tjerë të lagjes “Dardania” (ish-Piskote).
Në ndeshjen e radhës, “Dardanët” do te takohen me skuadrën e Luftëtarit.

Redaksia online
(l.z. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kampione e Golden State pësoi një tjetër humbje në…