‘Dardanët’ rikthehen në stërvitje

01 qershor 2026 | 13:16

Pas ndeshjes miqësore të djeshme në Pragë, Kombëtarja e Kosovës i ka vazhduar përgatitjet për sfidën e radhës kundër Andorrës.

Në seancën e sotme stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë morën pjesë 11 futbollistë, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Ndërsa pjesa tjetër e ekipit ka zhvilluar program rigjenerues në hotel pas angazhimit në ndeshjen ndaj Çekisë.

“Puna vazhdon me fokus maksimal drejt miqësores së dytë”, ka njoftuar FFK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka postuar një fotografi në…