‘Dardanët’ sonte hapin ‘Fan-Club’-in

27 gusht 2019 | 07:59

Grupi i tifozëve të Kosovës, “Dardanët”, sonte (e martë) do ta bëjnë hapjen solemne të “Fan-Club”-it të tyre.

Baza e tyre tani do të jetë përballë Fabrikës së Tjegullave në Prishtinë.

“Ju ftojmë në hapjen solemne të ‘Fan Club Dardanët’. Ejani ta festojmë së bashku hapjen e klubit të ‘Dardanëve’, vendtakimin e ardhshëm të të gjithë tifozëve të Kosovës, një hapësirë multi-funksionale për shoqërim, punë dhe shikimin e përbashkët të ndeshjeve sportive. Të martën, më 27 gusht, ora 20:00. Lokacioni: përballë Fabrikës së Tjegullave, Prishtinë”, thuhet në njoftimin e “Dardanëve”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banorët e brezit kufitar do të protestojnë më 2 shtator…