‘Dardanët’ sot zhvillojnë ndeshje miqësore me Guinean

08 qershor 2021 | 11:31

Përfaqësuesja e Kosovës ka mbajtur stërvitjen e fundit për ndeshjen miqësore ndaj Guinesë, e cila zhvillohet sot (e martë) nga ora 16:00 në Antali.

Atmosfera në kampin “dardanë” ishte shumë e mirë, derisa futbollistët që shihen si potencial për të ardhmen po punojnë me përkushtim për t’i dëshmuar vlerat e tyre në këtë grumbullim.

“Është një emocion i veçantë. Ta përfaqësosh vendin tënd është gjeja më kulminante që mund ta arrish në karrierë si futbollist. Shpresojmë që ta përfaqësojmë Kosovën në mënyrën më të mirë dhe të dalim me rezultate pozitive në dy ndeshjet e radhës. Guinea është një kombëtare e fortë dhe para disa ditësh bëri një ndeshje të madhe me Turqinë, por ne hymë në ndeshje për fitore”, ka thënë futbollisti i Kosovës, David Domgjoni.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sistemi i pagesave në Kosovë ende bazohet vetëm tek bankat…