‘Dardanët’ u rikthehen stërvitjeve për miqësoren me Zvicrën

26 mars 2022 | 23:04

Përfaqësuesja e Kosovës ka vijuar sot me përgatitjet për miqësoren e radhës kundër Zvicrës, që zhvillohet të martën në Cyrih.

Në stërvitjen e sotme përzgjedhësi Alain Giresse ka ndarë futbollistët në dy grupe, ku lojtarët që kanë qenë të angazhuar si titullarë në miqësoren ndaj Burkina Fasos kanë stërvitur pa ngarkesa të mëdha, derisa lojtarët e tjerë kanë punuar me intensitet të plotë.

Atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë, pas asaj paraqitje të shkëlqyeshme në miqësoren e së mërkurës, teksa vërehet forma e mirë e futbollistëve të të gjitha reparteve. Ndërkohë, tashmë për shkak të lëndimit të pësuar  para ndeshjes së parë, Elbasan Rashani është rikthyer në Francë.

Stërvitjen e fundit para udhëtimit në Cyrih, Dardanët do ta zhvillojnë, të dielën, në orën 10:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa të hënën në mëngjes udhëtojnë drejt Zvicrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luis Enrique ka festuar gjatë golin e fitores ndaj Shqipërisë…