Dardani Krasniqi viziton familjen Bislimi, i jep mbështetje Ramë Bislimit për deputet në listen e AAK-së me numër 97

06 qershor 2026 | 17:39

Kandidati për deputet i AAK-së me numër 25, Dardani Krasniqi, ka qëndruar në odën e familjes Bislimi, ku është pritur nga Ramë Bislimi dhe Sali Bislimi.

Me këtë rast, Krasniqi vlerësoi rëndësinë e odës së burrave si një institucion tradicional që ruan vlerat kombëtare, respektin, besën dhe mikpritjen shqiptare.

“Mikpritja në odën e burrave është nder, traditë dhe fisnikëri. Aty ku mblidhen burra të mëdhenj të kombit, fjala ka peshë, besa ka vlerë dhe dashuria për atdheun qëndron mbi gjithçka. Respekt për sofrën, odën dhe burrat që e mbajnë gjallë frymën kombëtare”, ka thënë Krasniqi.

Ai gjithashtu ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e marrë, duke uruar: “Të priftë e mbara Ramë Bislimi 97, t’u rritë nderi Sali Bislimi!”.

Krasniqi po vazhdon takimet me qytetarë dhe familje në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e së dielës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me…