DASH nuk ia përmend emrin Berishës, por e cilëson si faktor destabiliteti për ekonominë

06 gusht 2022 | 06:32

“Dhuna politike është e rrallë, rastet më të fundit janë një përpjekje e udhëhequr nga një ish-lider shqiptar i shpallur non grata për korrupsion”.

Kështu është shprehur Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin e saj për klimën e investimeve në Shqipëri, duke iu referuar kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha edhe pse nuk i ka përmendur emrin.

Ndonëse nuk përmendet specifikisht me emër konkret, në paragrafin për mjedisin politik dhe sigurinë, DASH shprehet se dhuna politike në vendin tonë është e rrallë, ku një ish-lider shqiptar tentoi të hynte me forcë në selinë e PD-së, duke iu referuar ish-kryeministrit Berisha.

Në raport, citohet edhe vrasja e katër protestueseve në 21 janar të vitit 2011, kohë kur Berisha ishte në krye të qeverisë.

“Dhuna politike është e rrallë, rastet më të fundit janë një përpjekje e udhëhequr nga një ish-lider shqiptar i shpallur non grata për korrupsion, për të shkelur selinë e partisë në janar 2022 që kërkonte ndërhyrjen e policisë dhe protestat politike në 2019 që përfshinin raste të mosbindjes civile, të ulëta niveli i dhunës dhe dëmtimi i pronës, si dhe përdorimi i gazit lotsjellës nga policia.

Zgjedhjet në Shqipëri të prillit 2021 dhe kalimi në një qeveri të re ishin paqësore, ashtu si edhe zgjedhjet lokale të qershorit 2019. Më 21 janar 2011, forcat e sigurisë qëlluan dhe vranë katër protestues gjatë një demonstrate të dhunshme politike. Në marrëdhëniet e saj të jashtme, Shqipëria zakonisht ka inkurajuar stabilitetin në rajon dhe ruan marrëdhënie përgjithësisht miqësore me vendet fqinje”, shprehet DASH.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të…