DASH, shqetësime për kujtesën e presidentit. Biden: Jam Ok! Por ngatërron Egjiptin me Meksikën

09 shkurt 2024 | 21:19

Prokurori special Robert Hur e bën përgjegjës Joe Biden për nxjerrje të sekreteve shtetërore, por në raportin përfundimtar të hetimeve nuk rekomandohet të ngrihen akuza penale, pasi argumentohet se për shkak të moshës presidenti ka vështirësi me kujtesën.

Ky përfundim që e shmang nga telashet me drejtësinë, sidomos tani që synon një mandat të dytë presidencial, nuk i pëlqen shefit të Shtëpisë së Bardhë.

Joe Biden, President i SHBA: Kujtesa ime është në rregull. Nuk më duhen rekomandimet e tij.

Biden nuk pranon të ketë nxjerrë sekrete… dhe kur një gazetare i thotë gjatë konferencës për shtyp se edhe opinioni publik i ka të qarta problemet e tij shëndetësore për shkak të moshës, Biden ndjehet i fyer dhe i thotë se ky është qëndrimi i saj personal.

Por e tradhtoi vetja gjatë konferencës e ngatërron presidentin e Egjiptit, Abdel Fatah al-Sisi me presidentin e Meksikës.

Në raportin hetimor, Biden bëhet përgjegjës se mori në mënyrë të jashtëligjshme dokumente me informacione sekrete në lidhje me ushtrinë dhe diplomacinë amerikane, kur la postin e zv/presidentit gjatë administratës Obama.

Ish-presidenti Donald Trump që po përballet me akuza për një çështje të ngjashme akuzoi drejtësinë amerikane për standarde të dyfishta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Nexhmedin Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania…