Dasmë në “BBV”, dy nga banorët martohen mbrëmjen e sotme!

08 shkurt 2024 | 15:26

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Tashmë është bërë traditë që në çdo edicion të “BBV” banorët të improvizojnë një dasmë tradicionale shqiptare. Dy nga banorët zgjidhen për të qenë çifti që do të martohen, një prej tyre prifti dhe të tjerët të ftuar. Këtë edicion nusja dhe dhëndri do të jenë Ilnisa dhe Meritoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten e ka…