Data e lansimit të “Samsung Galaxy S9”

18 dhjetor 2017 | 19:27

“Samsung Galaxy S9” do të lansohet së shpejti.

Sipas “Bloomberg”, Androidi i ri i gjigantit korean do të njoftohet në shkurt të vitit të ardhshëm. Thuhet se “Samsungu” do të zbulojë dy versione: Galaxy “S9” dhe “S9+”, siç ka bërë në dy vitet e fundit me “S7 dhe “S8.

Celularët e rinj do të vijnë me sistem të ri kamerash dhe do të lançohen në muajin mars. Ka zëra se dizajni i tyre është shumë i ngjashëm me ato “S8” dhe “S8+”.

Edhe pse po bëhet gati për Galaxy “S9”, kjo nuk e përjashton mundësinë që “Samsungu” të prezantojë edhe të shumëpriturin “Galaxy X” në muajt e parë të vitit të ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Facebook” vazhdon me masat e sigurisë. Tani ka paralajmëruar se…