Datëlindja e 75-të e Ukshin Hotit, i biri Andini me dedikim prekës

17 qershor 2018 | 11:58

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike (PDK), Andin Hoti, ka ndarë një dedikim urimi për babain e tij të zhdukur, veprimtarin e shquar Ukshin Hoti.

“Gëzuar ditëlindjen Ukshin Hoti! Ti do t’kesh vetëm datëlindje përjetësisht!”, është shprehur i biri i tij, Andini.

Po të ishte në mesin e familjarëve, veprimtari i njohur Ukshin Hoti do të gëzonte datëlindjen e 75-të.

Historia e zhdukjes së Ukshin Hotit mbetet e mistershme. Njeriu që punoi shumë për filozofinë e çlirimit të Kosovës, i përndjekur vazhdimisht nga forcat jugosllave, prej majit të vitit 1999, ka humbur gjurmët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës (AAK) ka anuluar të gjitha…