Daum: E kam refuzuar Kosovën

21 janar 2022 | 14:30

Trajneri i njohur gjerman Christoph Daum e ka refuzuar ofertën e Përfaqësues së Kosovës.  Lajmin e ka konfirmuar vet trajneri gjerman, në një intervistë për “pfalz-echo.de”.

“Së fundmi kam marrë një kërkesë nga Kosova për tu bërë trajner i kombëtares. Gjë që do të kishte qenë interesante, por si kërkesat nga Holanda dhe Belgjika, unë refuzova”, ka thënë 68-vjeçari. “Jam i vetëdijshëm që me njohuritë dhe përvojën time mund të jem një ndihmë e vlefshme për disa klube për të arritur objektivat që kanë vendosur. Por vetëm të kesh një punë dhe të mbash një ekip në ligë – që sigurisht është gjithashtu një objektiv i rëndësishëm – nuk është më sfida e duhur për mua”, ka shtuar Daum.

Ai në njëfarë mënyre konfirmoi se pasi ka menaxhuar shumë klube si Fenerbahçe, Bayer Leverkusen e shumë të tjera, nuk është i interesuar të bëjë të njëjtën gjë, por ja që as oferta e Kosovës nuk e bindi që të provojë diçka më ndryshe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada amerikane në Kosovë e ka publikuar në ueb-faqen e…