Daut Azemi, kandidat i LDK-së për asamblenë komunale në Lipjan

12 gusht 2025 | 18:10

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Imeri Ahmeti ka prezantuar numrin 2 të listës së kandidatëve për asamble, Daut Azemin.

“Dautin nuk e prezantoj thjesht si kandidat, por e prezantoj si një mik dhe bashkëpunëtor me të cilin kemi ndarë çdo sfidë dhe çdo fitore për Lipjanin.

Dautin e njihni të gjithë. Është ai që nuk kthen shpinën kur ka sfida, ai që flet hapur për të vërtetën dhe punon pa u lodhur për Komunën tonë.
Për dy mandate si Kryesues i Kuvendit Komunal, ai ka udhëhequr me përgjegjësi, duke treguar aftësi menaxhuese dhe përfaqësuese me dije, guxim dhe përkushtim.

Si Sekretar i Degës së LDK-së, Dauti ka dëshmuar vizion të qartë, aftesi organizative dhe vendosmëri për t’i çuar punët deri në fund.
Dugi është ndër figurat më të rëndësishme politike të Lipjanit, gjithmonë aty kur duhet, gjithmonë i gatshëm për të vepruar.

Unë e mbështes me zemër, sepse e di që Dugi do të vazhdojë të punojë me ndershmëri dhe vizion për komunën tonë.
Ai mban numrin 2 në listën e LDK-së, dhe ne e mbështesim me gjithë zemër! “Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha  (Interpretimi politik e mbyt gërmën e Kushtetutës)…