Daut Haradinaj: Gjatë qeverisjes sime do të ketë barazi në ndertim, për çdo lagje në kryeqytet

19 shtator 2021 | 19:36

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka thënë se gjatë qeverisjes së tij do ketë barazi në ndërtim për çdo lagje të Prishtinës.

Ai ka thënë se një nga pjesët më të njohura të lagjes së Bregut të Diellit është zhytyr në kaos, duke u zotuar se me planin rregullativ dhe trajtimin e barabartë në ndërtim do i bëhet zgjidhje këtij problemi.

“Këtu janë kryesisht familjet më me reputacion, prej Fadil Vokrrit e të gjithë ata që kanë jetuar në këtë pjesë, në njërën anë lejohet ndërtimi, në njërën anë nuk lejohet ndërtimi, e shihni vetë domethënë çfarë kaosi është këtu, kjo rrugë përshembull përfundon më një shtëpi, nuk ka dalje. Po flasim këtu deri në periferinë e Bregut të Diellit, te universiteti Iliria. Krejt kjo zonë është e pa trajtume, duhet me e pas një planë të barazisë në ndërtim”, ka thënë Haradinaj në një video mesazh të shpërndarë në Facebook.

Ai më tej theksoi se Prishtina duhet trajtuar në mënyrë të barabartë.

“Po qe se lejohet koeficienti, e që parashihet të lejohet kjo pjesë, hapësira është direkt me dal në rrugën kryesore. Kjo duhet urgjentisht me u trajtu, nuk kërkon kosto. Edhe mundësitë reale janë që me e pas një prej lagjeve më të urbanizume dhe më të rregullume”, ka thënë në fund Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Infektologu Hamdi Ramadani ka thënë se në Kosovë duhen imunizuar…