
Daut Haradinaj: Jemi për një zgjidhje – presim ofertë nga Kurti
05 korrik 2025
| 21:33
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se partia e tij është e hapur për të gjetur një zgjidhje për situatën politike dhe për bllokadën në konstituimin e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.
“Nuk jemi konsultuar akoma, por jemi për të gjetur një zgjidhje. Shpresojmë që Kurti të bëjë një ofertë që të dalim nga kjo situatë,” tha Haradinaj pas dështimit të seancës konstituive.