Daut Haradinaj prezanton kandidatin e parë për asamblist në Prishtinë

04 maj 2021 | 11:34

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka prezantuar kandidatin e parë për asamblist në kryeqytet.

Bëhet fjalë për Mehmet Kasabadiqin, të cilin Haradinaj e quan njeri i vlerave qytetare të Prishtinës së vjetër dhe artitekt i zoti.

“Sot po fillojmë me nominimet për garën e Asamblesë së Prishtinës, ku isha i nderuar me këtë nisje të mbarë, me Mehmet Kasabaqin, një njeri i vlerave qytetare të Prishtinës së vjetër dhe profesionist i zoti në fushën e arkitekturës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një…