David de Gea largohet nga Manchester United, i bashkohet Ronaldos te Al-Nassr

08 korrik 2023 | 20:59

David de Gea i ka dhënë fund aventurës 12-vjeçare te Manchester United.

Portieri spanjoll ka konfirmuar këtë të shtunë se nuk do të jetë më pjesë e klubit anglez.

De Gea kishte mbetur futbollist i lirë nga 1 korriku dhe palët duket se nuk kanë gjetur marrëveshje për një kontratë të re.

“Doja të dërgoja këtë mesazh lamtumire për të gjithë mbështetësit e Manchester United. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tim të palëkundur për dashurinë e 12 viteve të fundit. Ne kemi arritur shumë që kur Sir Alex Ferguson më solli në këtë klub.

Një krenari e pabesueshme sa herë që vishja këtë fanellë, për të udhëhequr ekipin, për të përfaqësuar këtë institucion, klubi më i madh në botë ishte një nder që u bënte vetëm disa futbollistëve me fat. Ka qenë një periudhë e paharrueshme dhe e suksesshme që kur erdha këtu.

Nuk e mendoja se duke u larguar nga Madridi si djalë i ri do të arrinim atë që bëmë së bashku. Tani, është koha e duhur për të ndërmarrë një sfidë të re, për të shtyrë veten përsëri në një mjedis të ri. Manchesteri do të jetë gjithmonë në zemrën time, Manchesteri më ka formësuar dhe nuk do të më lërë kurrë. Ne i kemi parë të gjitha”, shkroi 32-vjeçari.

Sipas raportimeve të fundit, David de Gea pritet t’i bashkohet klubit nga Arabia Saudite, Al-Nassr.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Escobar i…