David Luizi tregon të vërtetën e largimit nga Chelsea

09 gusht 2019 | 13:16

David Luiz ka folur si lojtar i Arsenalit. Ai ka thënë se cikli i tij në skuadrën e Chelseat kishte përfunduar, derisa me Arsenalin synon të fitoj trofe.

“Cikli im në Chelsea kishte përfunduar. Bisedova me drejtuesit e Chelseat. E kisha mundësinë të vija në një tjetër klub të madh”, ka thënë Luiz.

“Në jetën time, gjithmonë i kam dashur sfidat. Nuk frikësohem t’i provoj gjërat. Epoka ime në Chelsea kishte përfunduar dhe mezi pres ta nis një etapë të re në jetën time këtu. E njoh kualitetin e ekipit, lojtarët dhe kjo ma bën më të lehtë punën. Kam ambicie të bëj gjëra të mira dhe të fitoj trofe”, ka shtuar Luiz.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka treguar se…