De Boer ia kthen Mourinhos: Shpenzove një miliard euro për të luajtur kaq keq

14 mars 2018 | 15:51

Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë. Holandezi Frank De Boer ka shfrytëzuar eliminimin e Manchester United nga Sevilla në Champions, për t’i kthyer përgjigjen e merituar Jose Mourinhos, i cili ishte shprehur se ai është trajneri më i dobët në historinë e Premier Leagues.

“Unë mund të jem më i keqi, por në këtë mbrëmje ai tregoi se është trajneri që ka shpenzuar 1 miliard euro dhe bën që skuadrat e tij të luajnë në këtë mënyrë”, ka deklaruar De Boer.

Rezultati i këtij dueli në distancë është 1-1. Tani pritet reagimi i “Special One”, që me siguri nuk do të vonojë, duke e njohur karakterin e portugezit. Pas Contes, Mourinho ka gjetur një tjetër armik për të replikuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Harry Kane i ka dëmtuar ligamentet në nyjën e këmbës…