De Bruyne rinovon kontratën me Cityn
07 prill 2021
| 13:49
Skuadra e Manchester Cityt ka konfirmuar se Kevin De Bruyne ka nënshkruar një kontratë të re që do ta mbajë atë në “Etihad” deri në vitin 2025.
Mesfushori belg, i cili ishte lojtari më i mirë i sezonit në Ligën Premier vitin e kaluar, ka nënshkruar një marrëveshje të re me Cityn.
De Bruyne kishte ende dy vjet në kontratën e tij aktuale, por City donte ta lidhte atë me një marrëveshje më të gjatë pasi u bë një nga lojtarët më të mirë në botën nën urdhrat e Pep Guardiolas.
“Jemi të ngazëllyer për të njoftuar se De Bruyne ka nënshkruar një zgjatje të kontratës deri në vitin 2025!”, thuhet në njoftimin e Cityt.