De Jong: Barça më shumë se një klub, dua të fitojmë trofe

09 shtator 2021 | 16:54

Luuk de Jong është prezantuar si qendërsulmuesi i ri i Barcelonës pasi u bashkua nga Sevilla në huazim në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.

Transferimi në “Camp Nou” e ka lumturuar veteranin holandez, i cili shpreson që të ketë një sezon të mirë dhe të fitojë trofe me Barcelonën. “Barça me të vërtetë është më shumë se një klub, ata janë një familje dhe e ndjeva atë drejtpërdrejt sapo mbërrita këtu. Shpresoj që të kemi një sezon të mrekullueshëm së bashku dhe të fitojmë shumë tituj”, ka thënë De Jong.

“Ekipi më priti shumë mirë. Kjo është një familje; Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me trajnerin dhe më pëlqen të punoj me të. Jam shumë i lumtur që jam këtu; të gjithë po më ndihmojnë”, ka shtuar De Jong, i cili ka raporte të shkëlqyer edhe me dy futbollistët e tjerë holandez Memphis Depay dhe Frenkie de Jong.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Po përjetojmë një valë të rëndë të pandemisë. Sot 78…