De Rossi emërohet trajner i Romës

16 janar 2024 | 14:11

AS Roma e ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Jose Mourinhos. Bëhet fjalë për Daniele De Rossi, i cili  rikthehet në kryeqytet, në shtëpinë e tij, këtë herë me një rol të ri. De Rossi ka firmos një kontratë deri më 30 qershor 2024.

“AS Roma ka kënaqësinë të njoftojë se Daniele De Rossi është emëruar si menaxher i ri teknik i ekipit të parë deri më 30 qershor 2024. Pas 18 vitesh si futbollist i verdhekuqve, De Rossi do të rikthehet në rolin e trajnerit dhe do të debutojë në stolin tonë në ndeshjen e kampionatit kundër Veronës pasditen e së shtunës në ‘Olimpico’”, thuhet në njoftimin e skuadrës romake.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Davos të…