De Rossi largohet nga spitali

14 prill 2021 | 13:22

Pas katër ditësh trajtimi mjekësor, Daniele De Rossi ka lënë spitalin dhe është rikthyer në shtëpinë e tij, në pritje të një tamponi negativ të koronavirusit.

Ish-mesfushori italian ishte prekur nga koronavirusi dhe situata u komplikua, ndaj më 9 prill u shtrua në një klinikë private në Romë, megjithatë mjekët kanë garantuar një gjendje të mirë të De Rossit, që është rikthyer në shtëpinë e tij.

Në muajin mars ish mesfushori italian u bë pjesë e stafit të Roberto Mançinit në Kombëtaren italiane dhe gjatë grumbullimit për eliminatoret e Katar 2022 është prekur nga koronavirusi, ashtu si shumë të tjerë. Kombëtarja italiane u shndërrua në një vatër të koronavirusit gjatë muajit mars, pasi u infektuar 12 futbollistë dhe disa pjesëtarë të stafit teknik të Roberto Mançinit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rifat Ramadan Seferi nga fshati Kozhicë, komuna  Skenderajt, shpall të…