Debati i ashpër me Beatrix Ramosajn, Balina Bodinaku nxjerr të pathënat

17 shkurt 2022 | 11:32

Ditën e djeshme Beatrix Ramosaj reagoi ashpër ndaj opinionistes Balina Bodinaku, duke e akuzuar për shpifje.

Këngëtarja publikoi disa mesazhe që sipas saj Balina i kishte shkëmbyer me një person tjetër pas largimit të saj nga Shqipëria ku aludohej se Trixa ishte me pushime me të dashurin.

Së fundmi, Balina ishte e ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio, ku e cilësoi situatën në fjalë si absurde dhe banale.

Ajo u shpreh se biseda është e manipuluar, sepse disa gjëra janë hequr e disa të tjera janë shtuar.

“Është shumë absurde dhe banale. Komunikimi është i manipuluar, disa gjëra janë hequr dhe disa janë shtuar. Kam pasur një komunikim timin me dikë që e njoh që rezultoi të ishte account fallco”, tregoi Balina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, me…