Debutimi i Edon Zhegrovës shoqërohet me dramë: 8 gola në Juventus–Dortmund

16 shtator 2025 | 23:13

Juventusi dhe Borussia Dortmundi zhvilluan një përballje dramatike në “Allianz Stadium”, ku me rezultat 4-4 ndanë pikët, në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, ku për klubin italian debutoi Edon Zhegrova.

Pjesa e parë kaloi pa raste serioze nga të dyja skuadrat, duke lënë shifrat e bardha 0-0. Megjithatë, pjesa e dytë ishte e mbushur me gola dhe emocione.

Në minutën e 52-të, Karim Adeyemi zhbllokoi ndeshjen me një goditje të saktë në cepin e poshtëm të portës, pas një asistimi nga Serhou Guirassy.

Reagimi i Juventusit erdhi pas 11 minutash, kur Kenan Yildiz shënoi një supergol nga jashtë zonës duke barazuar rezultati në 1-1.

Por Dortmundi nuk u ndal. Në minutën e 65-të, Felix Nmecha gjeti rrjetën me një goditje të fuqishme nga distanca, duke e rikthyer avantazhin për verdhezinjtë në 2-1.

Vetëm dy minuta më vonë, Dusan Vlahovic u shërbye nga Yildiz dhe realizoi me një goditje precize, duke barazuar përsëri shifrat në 2-2.

Megjithatë, Borussia Dortmundi tregoi forcën në repartin ofensiv, duke përfituar edhe nga gabimet e lojtarëve të Juventusit. Yan Couto shënoi një gol të bukur nga jashtë zonës në minutën e 74-të, duke e çuar rezultatin në 3-2.

Në minutën e 83-të, pas një prekje me dorë të Lloyd Kelly në zonë, gjermanët fituan penallti, të cilën e shndërroi në gol Ramy Bensebaini për 4:-2, duke u menduar se vulosi fitoren e skuadrës së Edin Terzic.

Një moment i rëndësishëm për “Zonjën e Vjetër” ishte debutimi i Edon Zhegrovës, i cili u fut në lojë në minutën e 86-të, duke shënuar paraqitjen e tij të parë me fanellën bardhezi në Ligën e Kampionëve, duke i dhënë fat skuadrës./Telegrafi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në zemër të…