Deçani nderon dëshmorët Ahmetxhekaj, Bajraktari dhe Mehmetaj

06 korrik 2018 | 15:01

Komuna e Deçanit dhe Dega e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së në këtë komunë kanë përkujtuar dëshmorët e kombit, Haki Ahmetxhekaj, Nimon Bajraktari dhe Bashkim Mehmetaj, me rastin e 20-vjetorit të rënies së tyre.

Në nderim të veprës se tyre, nënkryetari i Deçanit, Sami Cacaj, i cili ishte i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët, kolonel Abdyl Mushkolaj, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, FSK-ja, bashkëluftëtarë të dëshmorëve, familjarë dhe qytetarë të shumtë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosr kurora lulesh pranë varreve të Ahmetxhekajt, Bajraktarit dhe Mehmetajt në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ambientet e Komunës së Mitrovicës është mbajtur takimi në…