Deçani përfiton 46 000 euro për efiçiencë të energjisë

08 shkurt 2019 | 14:20

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, dhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për “Promovimin e efiçiencës së energjisë në nivel lokal përmes zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë”.

Ramosaj ka thënë se ky është një fillim i mbarë dhe se përveç kësaj marrëveshje ka edhe disa tema tjera që duhet biseduar për Komunën e Deçanit. “Kemi pasur një takim pune me ministrin Valdrin Lluka, me të cilin nënshkruam memorandum bashkëpunimi për efiçiencë. Ky është një fillim i mbarë dhe besoj se edhe në të ardhmen kemi për të vazhduar bashkëpunimin”, ka thënë Ramosaj.

Ndërsa ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se përveç ndikimit publik me efiçiencë, do të krijojnë edhe kapacitete rezervë për ujë të pijes. “Do të shikojmë mundësitë e rigjenerimit të ujit për hidro dhe mbulimin për rrjetet e energjisë elektrike në disa vende. Për efiçiencë kemi ndarë 46 mijë euro”, ka thënë Lluka.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetë shkolla të Komunës së Gjilanit janë pajisur me tabela…