Dhjetë shkolla të Gjilanit pajisen me tabela të mençura

08 shkurt 14:18

Dhjetë shkolla të Komunës së Gjilanit janë pajisur me tabela të mençura të cilat do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë inovativ të integruar në mësimdhënie dhe mësimnxënie sipas standardeve të shekullit 21.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Nazim Gagica, ka thënë se me furnizimin e tabelave të mençura, Gjilani po i përgjigjet me ritëm të shpejtë zhvillimeve dhe ndryshimeve në qasjen e mësimdhënies dhe mësimnxënies, duke shfrytëzuar avantazhet e teknologjisë së informatikës si kusht themelor i procesit të reformës kurrikulare.

“Përmes tabelave të mençura nxënësit dhe mësimdhënësit do t’i përmbushin nevojat për të nxënit interaktiv, trajtim gjithëpërfshirës të temave, punë të pavarur, dominimi i punës individuale dhe grupore e kontroll i drejtpërdrejtë”, ka deklaruar Gagica.

/Epoka e re/

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara