Deco emërohet drejtor i ri sportiv te Barça

16 gusht 2023 | 15:15

Barcelona e ka emëruar ish-mesfushorin Deco në postin e drejtorit të ri sportiv, kurse më këtë rast e ka konfirmuar largimin Mateu Alemany.

Alemany do të punojë me Decon për pjesën e mbetur të afatit kalimtar, por jo më shumë.

“FC Barcelona dhe Anderson Luis de Souza ‘Deco’ kanë arritur një marrëveshje në lidhje me bashkimin e tij në klub. Lojtari i ekipit të parë midis viteve 2004 dhe 2008 nënshkroi një kontratë si drejtor sportiv në klub për tre sezonet e ardhshme. Deco do të jetë përgjegjës për përcaktimin e filozofisë sportive të FC Barcelona dhe për të bashkuar skuadrën me trajnerin dhe do të bëhet shef i seksionit të futbollit”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar formularin e regjistrimit…