Dedaj: Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës dhe NATO

05 maj 2022 | 16:21

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, i shoqëruar nga veprimtari Sali Bislimi,  në ditën e dytë të vizitës në Parlamentin Evropian (PE) është takuar me ish-presidentin e Katalonisë, Carles Puigdemont.

Me këtë rast, Dedaj ka thënë se është koha që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës (KE) dhe në NATO. Po ashtu ai ka kërkuar që të hapen edhe negociatat për anëtarësimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Sipas Dedajt, Carles Puigdemont, ka thënë se  Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat dhe institucionet e BE-së duhet të jenë “shtëpia” e Kosovës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka miratuar të enjten edhe Komisionin Hetimor…