Dedaj: Në Kosovë nuk mposhtemi nga Mali i Zi e Rumania

22 qershor 2020 | 18:05

Me interesim shortin e kualifikimeve për “Euro 2022” e ka përcjellë edhe kapiteni i përfaqësueses së Kosovës në hendboll, Valon Dedaj.

Hendbollisti që karrierën e zhvillon në Zvicër, ka thënë se Kosova është në grup të fortë, por mundësinë janë që të kualifikohet në “Euro 2022”. Të kujtojmë që shorti është tërhequr më 16 qershor, kurse Kosova është në grupin e tetë së bashku me Suedinë, Malin e Zi dhe Rumaninë. Dy të parët në të gjitha tetë grupet dhe katër prej tetë kombëtareve të renditura në vendin e tretë, kualifikohen në Evropian. Kombëtarja jonë e kërkon rastin prej pozitës së tretë.

“Grupi ynë është shumë i fortë, por duke parë angazhimin e djemve tanë, duhet të jemi optimistë së paku për vendin e tretë në grup. Kualifikimi është i mundur edhe prej vendit të tretë në grup. Do të kemi vështirësi me Suedinë, por Malin e Zi dhe Rumaninë nuk do t’i lejojmë të marrin fitore në Kosovë. Shpresoj dhe duhet të jemi optimistë së paku për vendin e tretë në grup”, ka thënë Dedaj.

Kosova ndeshjen e parë e luan më 4 apo 5 nëntor ndaj Malit të Zi në Podgoricë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Avdullah…