Dedaj pjesë e Besëlidhjes së Lezhës: Kosova e Shqipëria bashkë në integrimet evropiane

02 mars 2018 | 23:23

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Gjergj Dedaj, ka marrë pjesë të premten në 574-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Dedaj ka thënë se Besëlidhja duhet të riaktualizohet për ta bërë edhe një Besëlidhje të re në rrugën e përbashkët në integrimet evropiane.

Ai ka thënë se Kosovën e Shqipërinë s’ka forcë që mund t’i ndalë në këtë synim. “Kam ardhur nga Kosova për t’i sjell përshëndetjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të popullit martir të Kosovës. Shqipëria gjatë gjithë kohës, sidomos gjatë luftës së fundit ishte shumë pranë nesh dhe bashkë me ju e realizuam ëndrrën tonë shekullore – Republikën e Kosovës. Këtu jemi në Tempullin e shenjtë në Kishën Shën Kollit, në Lezhën ku u vunë themelet e Kuvendit të parë shqiptar, ndër Kuvendet me të vjetra në botë, pra Kuvendin e Besëlidhjes e cila Besëlidhje duhet edhe sot të riaktualizohet, që ta bëjmë edhe një Besëlidhje të re që të jemi bashkë në integrimet evropiane. S’ka forcë, s’ka gjë që mundet me ndalë bashkimin tonë afrimin tonë dhe jetën tonë të përbashkët”, ka thënë zëvendësministri Dedaj.

Në këtë aktivitet pos Dedajt ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë si dhe personalitete nga viset tjera shqiptare dhe një delegacion nga Polonia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kërkohet Adea Shabani 25 vjeçe, e cila ka humbur në…