Dedaj thotë se sot u kontaktua nga Gjykata Speciale: Krerët e UÇK-së janë të pafajshëm, dënim për dezinformatat e qëllimshme

08 maj 2025 | 17:36

Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj përmes një shkrimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se sot është kontaktuar nga ana e Gjykatës Speciale.

Ai thotë se arsyeja e thirrjes lidhet me shqetësimet e ngritura dhe “tendencat e keqpërdorimit dhe keqinterpretimit të qëllimshëm apo me porosi, të disa mediave, portaleve, gazetarëve dhe individëve( të njohur për DHS të GJS),  të deklaratave të dhëna para Trupit Gjykues në Hagë, në nëntor 2023”.

Postimi i plotë:

Sot jam kontaktuar nga zyrtarët e sigurisë, të Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, në Hagë!

– Krerët e UÇK-së, janë të pafajshëm dhe duhet të kthehen në shtëpi!

Sot jam kontaktuar përmes një bisede telefonike, nga zyrtarët për çështje të sigurisë së dëshmitarëve, nga DHS të Gjykatës Speciale, në Hagë, lidhur me shqetësimet e mija të ngritura dhe tendencat e keqpërdorimit dhe keqinterpretimit të qëllimshëm apo me porosi, të disa mediave, portaleve, gazetarëve dhe individëve( të njohur për DHS të GJS),  të deklaratave të mija të dhëna para Trupit Gjykues në Hagë, në nëntor 2023.

Këto tendenca të izoluara, me gjasë kanë për qëllim nxitjen e urrejtjes, ndrësyrjet për kërcënim, rrezikim, bullizim dhe shantazh ndaj meje, duke keqpërdorur, prerë dhe nxjerrë nga konteksti, të deklaratave të mija, gjatë dëshmisë në Hagë, ku edhe aty kamë ngritur pafajësinë dhe kam thëne se kjo gjykatë është antishqiptare, politike dhe e padrejtë, dhe se UÇK ka berë luftë vetëmbrojtëse, të pastër dhe çlirimtare, ndërsa janë forcat serbe ato të cilat kanë bërë krime dhe gjenocid në Kosovë, madje edhe ndaj familjes sime!

Zyrtarëve të sigurisë së DHS të Gjykatës Speciale edhe njëherë ua bëra me dije se kurrë nuk kam pasur asnjë shqetësim dhe as  më të voglën ndërhyrje nga familjarët, pjesëtarët e rrethit të gjerë, simpatizantët dhe rajoni nga vinë ish krerët e UÇK,  por këtë e bëjnë vetëm disa individ dhe klane të cilat kane për qëllim dezinformimim dhe nxitjen e urrejtjes dhe të kërcënimit ndaj meje dhe familjes sime atdhetare dhe martire!

Edhe njëherë ua përsërita gjatë kësaj bisede të sotme, zyrtarëve të DHS të GJS, se gjatë dëshmisë sime në Hagë, e kam thënë të vërtetën troç, se ish krerët e UÇK janë të pafajshëm dhe se duhet të kthehen në shtëpi!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ushtarët e UÇK-së më 11 maj do ta nderojnë rënien…