BE-ja, duhet ta ndalë politikën anti Kosovë të Serbisë!

14 korrik 2026 | 10:27

Shkruan: Prof. Agim R. ZOGAJ

Vuçiçi, bartës i sovranitetit të serbëve në Kosovë!

Në vazhdimësi, në lidhje me politikat e Serbisë ndaj Republikës së Kosovës, Bashkimi Evropian, institucionet e tij, kanë qëndrim moralizues, dhe jo obligativ, aq më pak, komkluzione kërkesa, kushtëzime ultimative politike ndaj udhëheqjs së Serbisë! Ne, që e njohim politikën e Serbisë, përgjatë traditës dhe historisë së saj kundrejt Kosovës, e kuptojmë, e kemi të qartë se, të merresh me Serbinë, me politikat e saj shoviniste karshi Kosovës, vetëm me moralizime, vetëm me konstatime formale politike, është jo efektive, për të mos thënë, e kot! Madje, sa më tepër që BE-ja, me oportunizëm politik i drejtohet Serbisë, lidhur me Kosovën, aq më tepër, Serbia merr guxim, kurajo për politikat anti Kosovë! Kjo, siç dëshmon, historia më e re e qëndrimeve të BE-së ndaj Serbisë, në lidhje me Kosovën, vetëm se po krijon përshtypjen se, edhe Serbia e dinë se, BE-ja, këtë diplomaci, më tepër e thotë për arsye taktike, formale dhe jo, për qëllime përmbajtësore. Serbia ndërsa, as që shqetësohet për këto formalitete të politikës së BE-së, sepse, ajo e vazhdon avazin e vjetër, të politikës kundër shtetit të Kosovës. Çështja është: si të veprojë BE-ja ndaj Serbisë, në mënyrë që ta detyrojë, të tërhiqet nga politika anti Kosovë, duke filluar nga heqja e Kosovës nga premabulla në Kushtetutën e Serbisë, mos organizimi dhe përkrahja e akteve terroriste të shtetit serb në Kosovë, tërheqja nga pretendimet për shkëputjen e një pjese të territorit të veriut të Kosovës, mos insistimi për themelimin e Asociacionit të Bashkësisë së komunave serbe e kështu me radhë. Pikërisht, ditë më parë, historiani serb, Milivoje Bishlin deklaroi se, Aleksandar Vuçiçi ndjek një doktrinë edhe ndaj Kosovës, e cila përshkruhet si “ sovraniteti i kufizuar i shteteve fqinje”! Historiani, Bishlin, këtë doktrinë të sotme të presidentit, shtetit serb e krahason me modelin e ish udhëheqësit sovjetik, Leonid Brezhnjev, të viteve të 70-ta! Kjo doktrinë, në rrethanat e Serbisë së sotme, parasheh, presupozon që, Vuçiçi ta shohë veten si bartës të sovranitetit të serbëve, madje, jo vetëm në Kosovë, por, kudo që ata jetojnë në rajon. Pra, Vuçiçi, e konsideron veten si, udhëheqës i serbizmit në rajon, ngjashëm sikur dikur, ideologu i tij, Slobodan Milosheviçi! A nuk e kupton, BE-ja këtë ideologji të serbizmit fashist të Vuçiçit, apo shtihet se nuk e di!?
Si shkas për këtë vështrim, e morëm, deklaratën e sotme të Parlamentit Evropian shfaqur në platformën X e ku ndër të tjera, tekstualisht thuhet: “ Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën”!? E para, sa vite ka që, BE-ja, e përserit këtë konstatim politik, absolut, formal dhe pa kurrfarë efekti diplomatik?! Në brendi të këtij konstatimi, të kësaj kërkese formale të BE-së, konkretisht, të Parlamenit Evropian, nuk ka asnjë përmbajtje, asnjë element i cili, e përkufizon këtë kërkesë të sterperseritur të Brukselit zyrtar. Apo, ndoshta, këtë formulim, zyrtarët e BE-së e kanë shkruar, sa për t’ia rikujtuar Serbisë se, në detyrat të cilat ajo duhet t’i kryejë, është edhe normalizimi i marrëdhënieve me shtetin e Kosovës. Në cilin kontekst, këtë udhëzim e jep BE-ja?

Parlamenti Evropian, në rastin e kërcnimit serb ndaj Kosovës, duhet t’i heq iluzionet

Nëse, zyrtarët e lartë të politikës së jashtme të BE-së dhe vetë Parlamenti , këtë kërkesë të sterperseritur, Serbisë ia kanë drejtuar si ndër kriteret për përshpejtimin e anëtarësimit të Serbisë në BE, atëherë, kjo kërkesë e sotme, nuk ka ndonjë efekt politik. Sepse, Serbia, edhe përkundër luftës së vazdhdueshme diplomatike kundër Kosovës dhe, akteve terroriste të cilat i ka ndërmarrë në territorin e shtetit tonë, ajo, pra, Serbia, gjithsesi, po ecen drejt anëtarësimit në familjën evropane! Përkundrazi, Kosova po ndëshkohet!BE-ja, ka pasur sa e sa raste dhe mundësi që, Serbinë ta disiplinojë në aspketin diplomatik, pikërisht për arsye të politikave shoviniste, hegjemoniste të Serbisë ndaj shtetit të Kosovës. Serbia, shteti serb, vazhdon ta ketë në preambullin e Kushtetutes serbe emrin e shtetit të Kosovës, që në fakt, drejtpërdrejt dëshmon se, Serbia ka pretendime territoriale ndaj shtetit tonë! Serbia, i përgatiti aktet terroriste në Banjska dhe në kanalin e Ibër Lepencit, ndërkohë që, edhe nga ShBA i kërkohet që, kryeterroristin Radojçiç t’ia dorëzojë drejtësisë së shtetit të Kosovës. Pra, ne nuk e kuptojmë, se, për çfarë objektiva, qëllime, BE-ja i kërkon Serbisë “normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”!? Për çfarë normalizimi të marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën e ka fjalën Parlamenti Evropian? Kosova nuk është provincë e Serbisë, por, shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht! Nëse, BE-ja i kërkon Serbisë normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, atëherë pra, BE-ja e ditka se, pikërisht Serbia është ajo e cila, në vazhdimësi po e destabilizon situatën në Kosovë, po i përkeqëson marrëdhëmiet midis dy shteteve, po ndërhyn, jo vetëm me diplomaci, por edhe me njësitet terroriste! Ndërkohë, hiç më larg se sot, 12 korrik 2026, Kosova, sërish u provokua në ndeshjen e klubit serbomadh, çetnik, “Crvena Zvezda” nga Beogradi me klubin “Zenit” të Shën Petersburgut. Gjatë kësaj ndeshje tifozët serbë dhe rusë shfaqen mesazhe nacionaliste në tribuna: “Kosova është Serbi, rroftë Rusia dhe Serbia”. Ndërsa, Ministrja e Administratës Publike dhe e Vetëqeverisjës Lokale, të Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç në intervistën për Gazetën serbe, “Kurir”, më 12 korrik 2026 deklaroi se: ”…nëse do të kisha qenë e lirë si Slobodan Milosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998”!?
A thua, zyrtarët e Parlamentit Evropian, veçmas, ata për Politikë të Jashtme të BE-së, do t’i analizojnë këto kërcënime të ministres serbe, e cila, de fakto, e bën publik qëllimin fashist të Qeverisë së Serbisë ? A thua, me këtë gjuhë hegjemoniste, raciste, ekspansioniste, Serbia mund t’i normalizojë marrëdhëniet me shtetin e Kosovës?! Sipas ministres Paunoviç, Serbia bën plane që, sërish, në një luftë eventuale pushtuese, përmes spastrimit etnik të popullit shqiptar, t’i “ normalizojë” marrëdhëniet me Republikën e Kosovës! Parlamenti Evropian, meqë, e njeh fare mirë politikën e Serbisë kundër Kosovës, duhet të fillojë të veprojë diplomatikisht, dhe jo, në platformën e vetë X, të shpërndajë formulime të kota, të përgjithësuara, gjoja, për t’ia rikujtua pushtetit serb se, duhet t ‘i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën! Serbia, ndërsa, për aq sa e di opinioni publik shqiptar, nuk merret me frazat shterpe, politike të diplomacisë konfuze, të pa vendosur të BE-së, veçmas dhe sidomos, kur është fjala për kërcënimet hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti i Kuvendit të…