Dedikuar shpresës së humbur, mbijetesës e luftës për t’u ringritur – Besa Kokëdhima sjell këngën “C’est la Vie” me mesazh domethënës

29 shkurt 2020 | 20:22

Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor BledBeats.

“C’est la Vie” titullohet kënga e re, nga frëngjishtja do të thotë “kjo është jeta”, e huazuar në anglisht si idiomë për të shprehur pranimin ose dorëheqjen.

Kënga është ritmike dhe teksti iu dedikohet procesit të rritjes dhe vetëngritjes së njeriut, pavarësisht situatave të vështirave në jetë.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet Besa, gjersa për orkestrimin dhe instrumentalin është kujdesur BledBeats.

Klipi i këngës është mjaft i veçantë duke iu përshtatur tematikës që kënga trajton dhe i është besuar regjisorit Nathanel Matanick.

“Qëndroni, luftoni, mbijetoni, fitoni”, ka shkruar Besa në një postim të bërë në Instagram, referuar këngës së re.

Artistja Kokëdhima përndryshe është e njohur për këngët e saj me kuptim të plotë, duke i qëndruar besnike stilit dhe vlerave të vërteta të muzikës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dhëna të azhurnuara nga Ministria e Shëndetësisë: 1,128 raste…