“Deepfake”, një armë politike

07 janar 16:18

Përfaqësuesit e “Facebook”,  deklaruan se do të heqë videot “deepfake” dhe përmbajtje të tjera të manipuluara nga platforma, në përpjekje për të frenuar keqinformimin përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA.  “Deepfake” është një formë e medias që merr një imazh apo video ekzistuese dhe e zëvendëson me fytyrën e një personi tjetër duke përdorur inteligjencën artificiale. “Kjo politikë nuk përfshin përmbajtjet që janë parodike, satirike apo video që janë modifikuar për të ndryshuar vetëm për të hequr apo ndryshuar rendin e fjalëve”, thuhet në deklarimin e “Facebook”.

Gjiganti i rrjetit social tha për “Reuters” se nuk do të heqë videon e modifikuar që shfaqte kryetaren e dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi duke u ngatërruar me fjalët e saj. “Video e kryetares Pelosi nuk përputhet me standardet e kësaj politike dhe nuk do të fshihet. Vetëm videot e gjeneruara nga inteligjenca artificiale që i bën njerëzit të thonë gjëra fiktive, do të hiqen”, thuhet në deklarim, shkruan “scantv”.

Ndërkohë që zgjedhjet e Nëntorit 2020 në Shtetet e Bashkuara po afrojnë, platformat sociale kanë qenë nën presion për të trajtuar kërcënimin e “deepfake”, që përdor inteligjencë artificiale për të krijuar video tejet realiste, ku një person shfaqet duke thënë gjëra, që mund të jenë fiktive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nita Deda është dorëhequr nga pozita e Drejtoreshës së Festivalit…