Dega e PDK-së në Zvicër më 25 shkurt në ora: 13:30, në Wydenof Arena organizon manifestim për nder të Ditës së Pavarësisë

22 shkurt 2024 | 20:26

Dega e Partisë Demokratike në Zvicër që udhëhiqet nga Ragip Xhaka, për nder të 16-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, do të organizoj manifestim qendror me 25 shkurt nga ora 13:30, në Wydenof Arena, Wyde 1, 5242 Birr. Të pranishëm nga Prishtina do të jenë edhe Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit, Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së, Bajrush Xhemajli sekretar i PDK-së, Elemi Reçica, shef i Mërgatës në PDK dhe deputet, Blerta Deliu, deputete e PDK-së, Arbnora Salihu, kryetare e RDK-së dhe Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit.

Kështu është bërë e ditur nga Dega e PDK-së për Zvicër.

Njoftimi i plotë:

Në manifestimin e organizuar nga dega e PDK-së në Zvicër për nder të Ditës së Pavarësisë, do të marrin pjesë edhe struktura kryesore nga qendra e PDK-së.

Me 25 shkurt 2024, në manifestimin ku do të ketë valle dhe këngë do të jenë prezent edhe: Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, Ragip Xhaka, kryetar i PDK-së dega në Zvicër, Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit, Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së, Bajrush Xhemajli, sekretar i PDK-së, Elemi Reçica, drejtor i Mërgatës, Blerta Deliu, deputete e PDK-së, Arbnora Salihu, kryetare e RDK-së dhe Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit.

Andaj me kënaqësi ju ftojmë të merrni pjesë në Manifestimin “Së bashku për Kosovën”, të organizuar nga dega e jonë. Në këtë manifestim do të iu argëtojnë emra të njohur të muzikës shqiptare.

Hysni Klinaku, Shaqir Cërvadiku dhe Djemtë e Beqës (Ismeti dhe Shpëtimi), me këngët e tyre do ta bëjnë këtë festë vërtetë madhështore.

Manifestimi do të ketë edhe valle, nga ansambli “Shota”.

Ju mirëpresim me datë 25 shkurt 2024, nga ora 13:30. Vendi ku mbahet manifestimi: Wydenof Arena, Wyde 1, 5242 Birr.

Me respekt, PDK dega në Zvicër.

Njoftimi i plotë i PDK-së, dega në Zvicër:

Të nderuar miq, familjar dhe ju kolegë,

Me kënaqësi ju ftojë në manifestimin e organizuar nga dega jonë, për nder të Ditës së Pavarësisë.

Manifestimi i titulluar “Së bashku për Kosovën”, do të mbahet me 25 shkurt 2024, nga ora 13:30, në Wydenof Arena, Wyde 1, 5242 Birr.

Në këtë manifestim do të ketë muzikë dhe valle. Për argëtimin tuaj do të përkujdesen: Hysni Klinaku, Shaqir Cërvadiku dhe Djemtë e Beqës.

Gjithashtu në manifestim marrin pjesë edhe struktura kryesore nga qendra e PDK-së: prezent kryetar i PDK-së Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, Ragip Xhaka, kryetar i PDK-së dega në Zvicër, Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit, Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së, Elemi Reçica, drejtor i Mërgatës, Bajrush Xhemajli sekretar i PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, deputete e PDK-së, Arbnora Salihu, kryetare e RDK-së dhe Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit.

Andaj ejani së bashku me familjet, miqtë dhe kolegët tuaj në këtë manifestim madhështor.

Ju mirëpresim!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kievi ka të drejtë të godasë “objektivat ushtarake ruse jashtë…