DEHUNI!

05 qershor 2026 | 08:17

Charles Baudelaire

Duhet me qenë gjithmonë i dehur. Kjo është e gjitha: ky është subjekti i vetëm. Që të mos ndieni barrën e tmerr­shme të kohës që ju kërrus shpatullat dhe ju përkul drejt tokës, duhet të deheni pa pushim. Po me çfarë? Me verë, virtyt, poezi me çfarë të doni, vetëm dehuni!

Dhe nëse ndonjëherë, pasi t’ju ketë dalë e dehura, do të zgjoheni në shkallët e një pallati, në barin e gjelbër të një hendeku, apo në vetminë e zymtë të dhomës tuaj, pyetni erën, dallgët, yjet, zogjtë, orën, gjithçka që ikën, gjëmon, lëviz, gjithçka që këndon, flet, pyetni ata sa është ora tani. Dhe era, dallgët, yjet, zogjtë, ora do t’ju përgjigjen:

“Çohuni! Erdhi ora për t’u dehur! Që të mos jeni sklle­vërit e gjymtuar të Kohës, dehuni, dehuni pa pushim, me verë, virtyt, poezi me çfarë të doni ju!”

Përktheu nga frëngjishtja: Roland ÇIPA.
Marrë nga revista “Akademia”, nr. 26 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
David Lodge “Duhet të përpiqemi ta tërheqim nga afër velën…