Dejona Mihali i kundërpërgjigjet Përparim Ramës: Ti je i korruptuar

18 qershor 2026 | 00:00

Koordinatorja e Komiteteve në VV, Dejona Mihali, i është kundërpërgjigjur Kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, ku i njëjti paralajmëroi edhe padi për shpifje ndaj saj. Ajo ka vazhduar akuzat ndaj Ramës për korrupsion.

“Kaq di ti edhe si sekser dikur edhe sot aty ku të mban krimi i organizuar”, ka shkruar Mihali.

Mihali ka thënë se nuk është ajo që i merr vendimet, por se “vendimet në këtë vend i merr populli i Kosovës dhe vetëm ai”.

Postimi i plotë:

Përpamiu qenkërka organizuar pak sonte. E paska shkruar një fletërrufe.

Me gjithë përpjekjen që me bë si dashnor i patriotizmit, e tradhëton gjuha. O trim, të punon truri sllavisht. Mihajli a mihaili e kanë sllavët. Shqiptarët e krishterë e kanë thjesht dhe qartë, Mihali. Po të kishe lexuar qoftë dhe pak Rilindjen do ta dije kaq pakogjë.

Ngaqë nuk merr asnjë vendim vet, veç rolin e kllounit e luan çdo ditë, mendon që edhe dikund tjetër ndodh ashtu.

Ti o dashnor i demokracisë, unë nuk marrë vendime, e as përgjigjem në emër të tjetërkujt. Vendimet në këtë vend i merr populli i Kosovës dhe vetëm ai.

Këto kohë madje çdo vit, e së fundi, edhe çdo 6 muaj.

Kjo teza që të nxjerrin bosat e tu me thënë se po sulmohen familjet e dëshmorëve, vlerat e luftës apo kushdo që kritikon, është tezë e atyre që kanë në mendje plaçkitjen e Kosovës. Ku ti je bërë pjesë dhe nuk shkëputesh dot.

Ata që pese pare nuk i japin për asnjë vlerë morale. Ashtu siç as ti nuk i jep.

Sepse ti je korruptuar para se me u bë Përpami. Se ti si i tillë ke ardhur dhe pse je i korruptueshëm të mbajnë aty konjuktura që ta ka sjellë.

Pra krimi i organizuar dhe samilushtakët që duhet t’u zvarritesh çdo ditë.

Zërat kritikë kurrë nuk kanë qenë më shumë në lirinë e qetësinë e tyre për të folur lirshëm kudo dhe kurdo.

Po ty dhe bosave të tu iu duket autokraci integriteti.

Se po të rrish nëpër mejhanet dhe gjirizet që frekuenton ti në netët kur je vetëm apo i shoqëruar, atëherë je demokrat i madh. Demokrat si Sami Lushtaku.

Ti e do sundimin e pararë së pistë, kjo për ty quhet liri.

Kaq di ti edhe si sekser dikur edhe sot aty ku të mban krimi i organizuar.

Shko tash shtroji vizat ku do të kalojë trami. Edhe dallaveri i radhës me çunat e Ysabel dhe gangsterave të tjerë.

Po dije Përpami që Prishtina ka me shpëtu nga kthetrat e krimit. Edhe ti, ke me shku në koshin e mbeturinave që i ke grumbullu po vet.

Këtu do të jemi dhe do ta shohim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-nënkryetari i Komunës së Prishtinës nga AKR-ja, Selim Pacolli, ka…