Deklarata e Allegrit pas humbjes nga Napoli  

23 prill 2018 | 12:33

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri pas humbjes nga Napoli (0-1), ka thënë se “Zonja e Vjetër” është dashur të marrë një pikë në ndeshjen ndaj rivalëve të drejtpërdrejtë në luftën për titull.

“Ishte një ndeshje e shëmtuar për të dyja skuadrat, me pothuajse asnjë gjuajtje në portë. Ne kishim vështirësi, por mund ta çonim në barazim ndeshjen në fund”, ka thënë Allegri, duke shtuar: “Për fat te keq pësuam gol në fund, në një aksion ku nuk markuam. Ishte ndeshje direkte dhe Napoli bëri atë që duhej, mbajti më shumë topin dhe për këtë duhet të komplimentohet sepse e merituan. Tani na pret ndeshja më përcaktuese e sezonit, ajo kundër Interit në Milano. Duhet sa më parë të harrojmë këtë humbje dhe t’i rikthehemi punës. Ky është futbolli: ata janë më të fortë nën presion. Disa vështirësi ne i shfaqëm që në ndeshjen me Crotonen, por tani ajo ndeshke iku”.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri grek  i Financave, Yanis Varoufakis, thotë se kapitalizmit po…