“Deklarata e Escobar fakton alarmimin tonë”, Haziri: Kurti ka raporte edhe më të këqija me opozitën e sindikatat – Qeveria duhet të bie me dorëheqje

12 mars 2024 | 19:37

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se deklarata e emisarit amerikan Gabriel Escobar, për raportet e Qeverisë Kurti me SHBA-të, BE-në e NATO-n, e fakton atë që e kanë thënë me muaj, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se raporti i Kurtit është dhe më i keq me opozitën në Kosovë, sindikatat e shoqërinë civile.

Haziri ka shtuar se në një vend demokratik, nëse Qeveria nuk bie me dorëheqje, do të binte me forma tjera.

Postimi i tij i plotë:

Deklarata e emisarit amerikan, Gabriel Escobar, për raportet e qeverisë Kurti me SHBA-të, BE-në, NATO-n dhe me fqinjtë e Kosovës, e fakton atë që ne e kemi thënë tash e disa muaj.

Por, raporti i z. Kurti është edhe më i keq në raport me opozitën në Kosovë, me sindikatat, shoqërinë civile, problemet ekonomike dhe të gjithë sektorët e mëdhenj. Ky raport është përkeqësuar në të gjitha sektorët dhe në të gjitha drejtimet.

Në një vend demokratik, nëse qeveria nuk bie me dorëheqje, kish ra nëpërmjet formave të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të pres në takim…