Deklarata e ministrit Gashi pas vizitës në stadiumin “Fadil Vokrri”

08 gusht 2018 | 10:47

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi sot së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin e kanë vizituar stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Numri një i sportit në Kosovë është shprehur mjaftë i kënaqur se stadiumi “Fadil Vokrri” është gati për zhvillimin e ndeshjeve.

“Është një kënaqësi e veçantë që të vizitojmë përfundimin e punimeve që kanë ndodhur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Siç e dini para dy ditësh UEFA ka dhënë dritën e gjelbër për tu zhvilluar lojërat në këtë stadium. Është një arritur e madhe për Ministrinë e Sportit, por edhe Qeverinë e Kosovës që më në fund Kosova të këtë një stadium të kategorisë së katërt të UEFA-s. Për herë të parë në Kosovë do të luhen lojërat në Prishtinë, pasi deri tash i kemi zhvilluar lojërat në stadiumet e Shqipërisë. Më në fund stadiumi i legjendës, i njeriut që e ka iniciuar dhe ideuar këtë projekt është gati, por është edhe një moment emocional, pasi më 13 gusht nuk do ta kemi legjendën, Fadil Vokrri por do t’i kemi idetë dhe përkushtimin e tij”, ka thënë Gashi.

/Veton ZYMBERI/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kërkesa e Partisë Socialdemokrate (PSD) për seancë të jashtëzakonshme, për…