Del në konsultim publik Ligji për burimet e ripërtëritshme të energjisë

08 dhjetor 2022 | 11:50

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se në platformën e konsultimeve publike më 7 dhjetor ka dalë në konsultim publik Ligji për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (BRE).

Ligji i BRE-ve përcakton promovimin e përdorimit të energjisë nga burimet e ripërtëritshme të energjisë në Republikën e Kosovës, me qëllim të rritjes së përdorimit të energjisë nga burimet e ripërtërishme dhe bashkëprodhimit në sektorin e energjisë elektrike, ngrohjes dhe ftohjes dhe sektorin e transportit, me qëllim të përmbushjes së nevojave për energji, rritjes së sigurisë së furnizimit, përmirësoj mbrojtjen e mjedisit, si dhe ofrimit të përfitimeve sociale dhe shëndetësore dhe promovimit të mundësive të barabarta punësimi në sektor të energjisë.

Përmes këtij ligji do të mundësohet zhvillimi i kapaciteteve të BRE-së me procedurë konkurruese, transparente dhe jodiskriminuese.

Ky ligj pjesërisht transpozon Direktivën (BE) 2018/2001 për Promovimin e Përdorimit të Energjisë nga Burimet e Ripërtëritshme, miratuar me Vendimin (2021/14/MC-EnC) të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë.
Ministria e Ekonomisë e vlerëson shumë konsultimin me palët e interesit.

“Prandaj, kontributi juaj paraprak me shkrim do të jetë shumë domethënës dhe përmbajtjesor. Ministria e Ekonomisë mbetet e përkushtuar që kontributin tuaj përmes komenteve dhe sugjerimeve të ofruara t’i përfshijë brenda Ligjit. Afati përfundimtar i dorëzimit të kontributit me shkrim në kuadër të procesit të konsultimit të Ligjit për Promovimin e Përdorimit të Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë është 15 ditë pune nga momenti i publikimit”, ka njoftuar Ministria e Ekonomisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Kompanive publike për Menaxhim të Mbeturinave “Pamkos” ka…