Del në shtije shtëpia ku Rihana jetoi me qira

05 mars 2021 | 11:06

Super rezidencës në Londër, e marrë me qira nga Rihanna për dy vite e gjysmë, i është ulur çmimi pasi nuk u shit. Shifra ka rënë me 4.5 milionë paund.

Në shtator të vitit 2020, “The Sun” shkruante se prona në St John’s Wood, të cilën këngëtarja e famshme e mori me qira për 18 mijë paund në javë, ishte hedhur në treg për një çmim prej 32 milionë paund.

Sidoqoftë, shtëpia e madhe me tetë dhoma gjumi tani është në dispozicion me çmim të reduktuar, 27.5 milionë paund. Prona në fjalë është një ëndërr për të gjithë ata që kanë ndjekur karrierën e Rihanna-s që nga fillimi, pasi edhe mobiliet që aajo ka përdorur gjatë qëndrimit aty janë të përfshira.

Shtëpia vjen me një parkim të madh, palestër, një sauna dhe dy kate të tëra vetëm për argëtim. Ajo është pesëkatëshe dhe ka gjithashtu edhe një ashensor për të ftuarit.

Gjatë qëndrimit të saj, 33-vjeçarja Rihanna ka punësuar një roje sigurie, shef kuzhine privat si dhe dikë që të kujdeset për shtëpinë, ka raportuar “The Times”.

Ndërkohë shtëpia është ndërtuar fillimisht në vitin 1844 nga ndërtuesi William Holme Twentyman.

Paguante 18 mijë paund në javë/ Del në shtije shtëpia

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga radhët e…