Del Piero: Pirlo mund të bëhet më i mirë se Zidane

09 gusht 2020 | 12:47

10 ditë pasi ishte emëruar në krye të skuadrës U23 të Juventus, Pirlo dje është zyrtarizuar si trajner i skuadrës së parë te ‘Zonja e vjetër’.

Lidhur me vendimin e Juventus ka folur edhe ikona e skuadrës, Alessandro Del Piero, i cili ka shprehur besimin e plotë te Pirlo. Del Piero beson se ish shoku i tij i skuadrës mund të bëjë edhe më mirë sesa ka bërë Zinedine Zidane me Real Madrid.

“Të jem i sinqertë, nuk e shihja atë si trajner. Është surprizë për mua”, ka thënë Del Piero.

“Nuk është krahasim korrekt me Zidane i cili tashmë ka punuar me Real Madrid dhe ishte asistent i Carlo Ancelotti, por Pirlo ka gjithçka për t’u bërë më i mirë sesa Zidane”, ka shtuar italiani.

Zidane shihej si një nga opsionet për të marrë drejtimin e Real Madrid.

Mbetet të shihet se si tashmë Andrea Pirlo do t’ia dal në krye të skuadrës së Juventus, skuadër që përsëri këtë edicion dështoi në Ligën e Kampionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanye West është duke ndarë momente të bukura me familjen…