Del situata jashtë kontrollit në ‘Big Brother Vip Kosova’, mbyllet transmetimi live për disa orë

06 dhjetor 2023 | 13:37

Tensionet në ‘Big Brother Vip Kosova’ nuk paskan të sosur. Thuhet se mes dy banorëve, Ganiut dhe Bleros situata e debatit ka dalë jashtë kontrollit.

Në faqen zyrtare të formatit në Instagram por edhe kudo në rrjet po qarkullojnë komente se Ganiu ka goditur me gotë Bleron dhe produksioni ka ndërprerë pamjet në kanalet e transmetimit live për disa orë, duke mos dhënë asnjë shpjegim.

Disa prej komentuesve kritikojnë produksionin e formatit për mos transparencë. Nuk dihet saktësisht se çfarë mund të ketë ndodhur mes banorëve, ndërsa e vërteta pritet të zbulohet spektaklin e së premtes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britania të mërkurën ka njoftuar vendosjen e 46 sanksioneve të…