Delawie: Dialogu s’ka alternativë, i solli përfitime Kosovës

05 prill 2018 | 11:40

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë, Greg Delawie, ka thënë se dialogu në mes të Kosovës e Serbisë ka sjellë përfitime për shtetin e Kosovës.

Delawie në konferencën “Skenari i ‘Finales së Madhe’ për dialogun mes Kosovës e Serbisë”, ka thënë se dialogu nuk ka alternativë për të arritur një zgjidhje mes të dy shteteve.

“Dialogu mes Kosovës e Serbisë, ka sjell me të vërtetë përfitime të mira për vendin. Nuk ka ndonjë alternativë përveç negociatave dhe kompromisit mes të dyja vendeve. ShBA-ja mbështet aspiratat e Kosovës e Serbisë për t’u bashkuar në Bashkimin Evropian”, ka thënë Delawie .

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Bashkimin Evropian (BE)…