Delawie: Ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale, ide e tmerrshme

22 dhjetor 2017 | 18:28

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter” lidhur me deklaratat që po qarkullojnë në vend për Gjykatën Speciale.

Një ide të tillë Delawie e ka cilësuar ide të tmerrshme. “Ideja për ta ndryshuar ligjin për Gjykatën Speciale mund ta izolojë Kosovën globalisht. Ide e tmerrshme. Mos e ktheni orën mbrapa”, ka thënë ai.

Deklaratat e ambasadorit kanë ardhur pas njoftimeve të fundit se mund të thirret seancë për mbledhjen e nënshkrimeve për shfuqizimin e këtij ligji.

Delawie ka thënë se ShBA-ja nuk dëshiron që Kosova ta shkatërrojë të ardhmen e saj.

“Nuk i kemi bërë gjithë ato përpjekje për suksesin e Kosovës, që tani ta shohim duke e shkatërruar të ardhmen e saj, duke shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale”, ka thënë Delawie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në takimin e fundvitit me…