Delawie për Krishtlindje iu shërben drekë ushtarëve

25 dhjetor 2017 | 16:05

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, iu ka shërbyer drekën e Krishtlindjeve ushtarëve amerikanë dhe të vendeve tjera në kampin Bondsteel në afërsi të Ferizajt.

Këtë diplomati amerikan e ka bërë me dije me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Twitter” të cilit ia ka bashkëngjitur një fotografi nga ky aktivitet.

“I lumtur që kam mundësinë të ndihmojë në shërbimin e drekës së Krishtlindjeve ushtarëve amerikanë dhe tjerëve të NATO-s në kampin e KFOR-it Bondsteel”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës me qëllim të reduktimit të aksidenteve në…